Cristiano Ronaldo rikthehet në Madrid, stërvitet në “Valdebebas”

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo rikthehet në Madrid. Jo përherë, por për disa ditë. Për këtë arsye ai është stërvitur në qendrën stërvitore të Realit të Madridit në Valdebebas. Pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori, ylli i futbollit është rikthyer në Europë dhe do të kalojë disa ditë në kryeqytetin spanjoll.

Ai ka folur me presidentin Florentino Perez, të cilit i ka kërkuar leje për t’u stërvitur në Valdebebas. Për momentin situata e tij është e pakuptueshme sepse nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë. Ai ka prishur kontratën me Manchester United dhe tani po mendon për ekipin e ardhshëm. Në skenë ka disa skuadra, por Ronaldo ka ende ambicie për të luajtur në nivelet e larta të futbollit europian.

Megjithatë, ai po stërvitet në Valdebebas, në fushën stërvitore ku kaloi shumë vite dhe ndoshta nga më të bukurat e karrierës së tij me fanellën e Realit të Madridit. / Oversport.tv

You may also like