COVID-19 – OBSH: Varianti XBB.1.5 i përhapur në Evropë

by admin
Spread the love

KOPENHAGË, 10 janar /ATSH-DPA/- Varianti XBB.1.5 i Omicron vazhdon të jetë në rritje në Evropë, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“OBSH arriti të gjurmonte përhapjen e XBB.1.5 përmes të dhënave nga vendet evropiane”, tha drejtori rajonal i agjencisë shëndetësore të OKB-së për Evropën, Hans Kluge gjatë një konference për shtyp, në Kopenhagë.

“Rastet po zbulohen në numër të vogël, por në rritje”, tha ai.

“Pas tre viteve të gjata pandemike, nuk mund të përballohet asnjë presion i mëtejshëm mbi sistemet shëndetësore”, shtoi ai.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, vlerësuan së fundmi se XBB.1.5 përbënte pothuajse gjysmën e të gjitha infeksioneve të reja në SHBA. Por, ende nuk dihet nëse do të ketë një rritje të madhe të rasteve që mund të çojë në një kolaps të sistemit shëndetësor.

Sipas një vlerësimi të autoritetit shëndetësor të BE-së, (ECDC), rritja e fundit e rasteve të koronavirusit në të gjithë Kinën, pas heqjes se masave të “lockdown” nuk pritet të ketë një ndikim të madh në Evropë”, tha Kluge. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like