COVID-19 – Franca heq rregullat e mbetura për turistët e huaj

by admin
Spread the love

PARIS, 1 gusht /ATSH-DPA/ – Franca ka hequr të gjitha rregullat e koronavirusit për turistët e huaj në vend duke filluar që nga dita e sotme.

Të ardhurit nuk do të kenë më nevojë t’u përmbahen rregullave të mëparshme që kërkonin të tregonin vërtetimin e vaksinimit ose një test negativ.

Të ardhurit nga BE-ja kishin mundësinë shtesë për të treguar prova se ishin shëruar nga një rast i fundit i Covid-19, i cili gjithashtu nuk është më i nevojshëm.

Nëse shfaqen variante të mëtejshëm të rrezikshëm të virusit, qeveria franceze mund të urdhërojë përsëri udhëtarët të tregojnë teste negative Covid-19 përpara se të hipin në fluturimet për në vend./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakSanchez viziton Tiranën, pritet në ceremoni zyrtare nga Rama

You may also like