”Corriere della Sera” – Kompanitë e njohura low cost po largohen nga Italia

by admin
Spread the love

ROMË, 10 janar /ATSH/ – Linjat ajrore me kosto të ulët, protagoniste në vitet e fundit të një oferte të paprecedentë fluturimesh në linjat brenda Italisë, po bëjnë një hap prapa në vitin 2024 duke shkurtuar mbi 2 milionë ‘’sedile’’ në krahasim me vitin 2023, shkruan Corriere della Sera.

‘’Kompania Wizz’’ Air ka zvogëluar afërsisht gjysmën e vendeve, ndërsa ‘’Vueling’’ pothuajse është zhdukur nhë fluturimet e brendshme.

Tërheqja është veçanërisht e theksuar në disa zona të Jugut, si në Kalabri dhe Siçili, duke theksuar deficitin kronik të lidhjes që karakterizon pjesë të caktuara të Italisë.

Rënia, nëse lexoni numrat, do të ishte edhe më domethënëse pa zgjerimin e transportuesve Ita ‘’Airways’’ dhe ‘’Aeroitalia’.

Tendenca e përgjithshme sheh një “rimendim” të lidhjeve ajrore kombëtare nga kompanitë me kosto të ulët të cilat investojnë më shumë në rrugët midis Italisë dhe pjesës tjetër të Evropës.

Kjo anomali rrezikon të ketë pasoja në tarifat përballë kërkesës së pritshme më të lartë se vitin e kaluar.

Dy menaxherë të transportuesve low cost shpjegojnë se ka edhe arsye ekonomike: Italia kushton mesatarisht më shumë se vendet e tjera evropiane duke filluar nga tarifa shtesë komunale (të paktën 6.5 euro taksa për pasagjer) dhe tregu i brendshëm nuk është shumë fitimprurës. për pjesën më të madhe të vitit në krahasim me lidhjet ndërkombëtare.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like