COP28 – Papa Freançesku: Sot gjërat më të rëndësishme janë paqja dhe klima, ruajini ato

by admin
Spread the love



VATIKAN, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Papa Françesku u bëri thirrje liderëve botërorë që të veprojnë së bashku për të luftuar ndryshimet klimatike në një fjalim video në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP28.

“Si përfaqësues fetarë, ne kemi dhënë një shembull për të treguar se ndryshimi është i mundur dhe ne dëshmojmë për stile jetese të respektueshme dhe të qëndrueshme. Ne i lutemi me zë të lartë udhëheqësve të Kombeve që të ruajnë shtëpinë tonë të përbashkët”, theksoi Françesku në një mesazh video.

Papa nuk ishte në gjendje të udhëtonte në Dubai për shkak të sëmundjes.

“Është e rëndësishme që fetë, pa rënë në grackën e sinkretizmit, të japin një shembull të mirë duke punuar së bashku: jo për interesat e tyre apo për ato të njërës prej palëve, por për interesat e botës sonë”, tha Françesku.

”Sot gjërat më të rëndësishme janë paqja dhe klima”, theksoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSiguria rrugore, Balla: 13 583 masa administrative, pezullohen 54 lejedrejtimi


You may also like