Conference League/ Rivalët e mundshëm të Partizanit, Ballkanit dhe Strugës në “play-off”

by admin
Spread the love

Partizani, Ballkani dhe Struga arritën që të bëjnë mjaft mirë detyrën në ndeshjet e kthimit të Conference League, duke arritur që të kualifikohen për në fazën e tretë.

Partizani, Ballkani dhe Struga arritën që të bëjnë mjaft mirë detyrën në ndeshjet e kthimit të Conference League, duke arritur që të kualifikohen për në fazën e tretë.

Tri skuadrat shqiptare kampione (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) nuk kanë kohë për të humbur, pasi menjëherë do të vihen përballë kundërshtarëve të radhës.

Të enjten e datës 10 gusht, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran, Ballkani do të presë në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps. Ndërkohë që Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.

Nëse kualifikohen, tri skuadrat do të mbërrinin në fazën “play-off”, një hap larg kalimit në fazën e grupeve. Aty ku Ballkani mori pjesë sezonin e kaluar, duke u shndërruar në skuadrën e parë dardane që mbërrin aq larg.

Nëse ia del përballë Lincolnit, Ballkani i Ilir Dajës mund të ndeshet me ekipet që eliminohen nga çiftet:

FK Zalgiris Vilnius (Lituani) / BK Hacken (Suedi)
FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi)

Nëse Partizani dhe Struga kualifikohen do vihen përballe një prej ekipeve që eliminohen nga çiftet:

HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë)
Qarabag FK (Azerbajxhan) / HJK Helsinki (Finlandë)
FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari)

Partizani mund të rigjejë përballë dy ish-lojtarë të Tiranës: Redon Xhixhën (Qarabag) ose Marsel Ismajlgecin (Zrinjski), ish-kapitenin e rivalë të përjetshëm.


Top Channel

You may also like