Commisso: Nuk humbëm me largimin e Vlahovic, klubi nuk është në shitje

by admin
Spread the love

Në një intervistë për rrjetet zyrtare të klubit, presidenti Rocco Commisso ka komentuar sezonin e Fiorentinës dhe ka lëshuar një kunj për Dusan Vlahovic.

“Në fazën e parë që kishim Vlahovic në skuadër u renditëm të 7-tët, pa të në të dytën e mbyllëm kampionatin në vendin e 7-të. Te Juventusi ka bërë aq gola sa bënë te ne Piatek dhe Cabral. Nuk humbëm shumë me largimin e Vlahovic.

Shifra e vërtetë që do të vijë në muajt e ardhshëm është 50 milionë dhe jo 150 milionë. Paratë e fituara nga Chiesa dhe Vlahovic na duhen edhe për të paguar lojtarët që tashmë i kemi marrë. Shitja e klubit? Është një lajm i rremë”, ka thënë mes të tjerash Commisso. / Oversport.tv

Foto: acffiorentina.com

You may also like