Colella: Ndaj Egnatias morëm një shpullë të rëndë, të reagojmë përballë Laçit

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur në një konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Laçit, që do të luhet nesër në orën 13:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Humbja ndaj Egnatias-Nuk e kam në dorë sferën e kristalit. Nëse do ta kisha diçka të tillë nuk do të punoja këto çdo ditë e çdo javë. Mendoj se skuadra ime është re dhe ka shumë karakter. Ndonjëherë shihemi në pasqyrë dhe kur e bëjmë këtë themi sa të mirë e sa të fortë që jemi, por në atë moment marrim edhe ndonjë shpullë.

Mendoj se kam të bëj me persona inteligjentë. Nuk mendoj se do ta përmirësoja këtë situatë me shpulla. Ndoshta mund të jenë shpulla këshillore. Ky është një fakt i rëndësishëm. Nuk vlen vetëm për skuadrën, por dhe për mua, e për të gjithë. Kur gjërat shkojnë keq duhet të mendosh për t’i përmirësuar, kur gjërat shkojnë mirë nuk është e njëjta gjë.

Prisni Reagimin e skuadrës ndaj Laçit-Ne shkojmë në çdo ndeshje për të fituar, por ndodhin dhe të papritura. Ajo që ndodhi ndaj Egnatias, ndodhi se skuadra nuk kishte përqendrim maksimal. Objektivi kryesor dhe parësor është që skuadra të jetë e përqendruar.

Sa e njihni Laçin– E njoh mjaft mirë Laçin, pasi u përballa dhe në fazën e parë. Por është e vërtet që Laçi nuk është ajo e sezoneve të fundit, që ka marrë pjesë në Kupat e Europës. Laçi ka ndryshuar diçka. Nuk e ka nisur mirë, por tashmë kanë ndryshuar mënyrën e lojës dhe normalisht do të jetë një tjetër ndeshje.

Mentaliteti -Nuk është se ka ndryshim të madh mes Shqipërisë dhe Italisë. Këtu gjërat ecin me të njëjtat hapa. Sigurisht mentaliteti është shumë thelbësor. Si profesionist, mendoj se mentaliteti duhet të jetë evident dhe në rritje ditë pas dite. Pikërisht këtë po kërkoj. Nuk është se lojtarët nuk e kanë, por ata po përmirësohem ditë pas dite. Të gjithë kanë objektivin e tij dhe të gjithë përpiqen që ta arrijnë.

Situata me dëmtimet -Massanga mendoj se do t’i duhet një kohë e gjatë. Njësoj dhe me Da Silvën. Pastaj pjesa tjetër është e gatshme. Por mendoj se kjo është një situatë normale, pasi dhe dëmtimet bëjnë pjesë në lojë.

LLogaritë-Është një llogari shumë e gjatë për ta bërë tani. Kampionatin siç po e shikoni dhe ju, është shumë i ekuilibruar.

Presioni i ndjekësve– Momentalisht nuk është se më preokupon presioni nga Tirana dhe skuadrat e tjera. Ne do të përballemi gjatë gjithë sezonit me të njëjtit kundërshtarë dhe unë kërkoj mentalitetin, jo vetëm ndaj Laçit, por ndaj çdo skuadre tjetër. Siç e patë ndaj Egnatias morëm një shpullë të rëndë”, ka thënë Colella. / Oversport.tv

You may also like