Colella: Bëmë një ndeshje të mirë, i pakënaqur me ritmin e skuadrës në pjesën e dytë

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për Oversport pas fitores 2-1 përballë Kukësit.

“Bëmë një ndeshje të mirë. Nuk kam asgjë negative për të thënë. Bëmë një ndeshje të mirë, ishim të përqendruar dhe në fund arritëm të mbronim rezultatin. Nuk u shqetësova shumë në fund, por dëshiroja të shikoja skuadrën se si do të reagonte në mbrojtje të rezultatit.

Hadroji? Ka pësuar një dëmtim, por nuk e di me saktësi. E vutë në dyshim rezultatin në pjesën e dytë? Jo nuk mendoj që kam rrezikuar për zëvendësimet, madje lojtarët që luajtën bënë shumë mirë. Por jam dakord që në pjesën e dytë skuadra e uli ritmin dhe duhet të përmirësohemi.

Por nuk ka rëndësi nëse aktivizoj lojtarë të rinj, pasi nuk humbet ndeshja nga të rinjtë, përkundrazi duhet të aktivizohen më shumë. një notë për skuadrën para derbit? 6.5 është nota që i jap skuadrës për paraqitjen e sotme”, ka thënë Collella. / Oversport.tv

You may also like