“Çmendet” moti në Europë, stuhi dhe breshër në stinën e verës! Pesë viktima, qindra të lënduar

by admin
Spread the love

Pas temperaturave përvëluese, disa vende të Europës u përshinë nga stuhitë e fuqishme, të cilat shkaktuan viktima dhe të plagosur në mes të stinës së verës.

Të paktën pesë persona humbën jetën në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Slloveni dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi papritur moti kthesë të papritur.

Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, janë raportuar deri më tani për dy viktima si pasojë e stuhisë, si pasojë e goditjes nga pemët e rrëzuara. Një nga rastet më të rënda të plagosjes mbetet ajo e 36-vjeçarit, i cili u lëndua nga rrëzimi I një vinçi. Viktimë mbeti edhe një person që u godit nga stuhia gjatë kohës që ishte në makinën e tij.

Një situatë e ngjashme u raportua në Slloveninë fqinje, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe dëmtoi çatitë, ndërsa një person humbi jetën. Viktima tjetër u shënua një Bosnje-Hercegovinë, e dhjetëra të tjerë u plagosën.

Serbia, e cila gjithashtu u prek nga stuhitë dhe erërat e forta, pati persona të lënduar, por jo viktima, njëkohësisht disa vende mbetën pa energji elektrike dhe aeroporti i Beogradit u mbyll përkohësisht.

Me situatë apokaliptike u përball edhe Italia veriore, me breshër masiv me madhësi sa topat e tenisit, të cilat lanë të plagosur 110 persona. Shumë pemë janë shkulur dhe dëmet mbeten të shumta.

Pas disa ditësh shumë të nxehta dhe të thata, Ballkani përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, teksa pjesë të tjera të Evropës po lufton me zjarre dhe temperatura të larta.

Europa u përshi nga alarmi i kuq, teksa termometri shënoi 40-48 gradë Celsius. Prej ditësh valët e të nxehtit kanë shkaktuar zjarret masive, ku Greqia mbetet një ndër më të prekurat me flakë të përhapura në disa pjesë të vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qytetarët, kryesisht të moshuarit dhe personat me probleme, për kujdes të shtuar në përballimin e të nxehtit përvëlues.


Top Channel

You may also like