Çka thotë Ilire Dauti për incidentet brenda ASH-së? – Shqip

by admin
Spread the love

E pyetur për incidentet e ndodhur mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme e që përfshijnë krerët dhe funksionarët e ASH-së, deputetja e kësaj partie Ilire Dauti është shprehur se duhet organet hetuese të japin versionin e tyre, për të parë nëse këto incidente lidhen me ASH-në apo nuk kanë lidhje me zhvillimet brenda kësaj partie. ASH, sipas saj, dënon dhe është kundër çdolloj manifestimi të dhunës.

“Padyshim se janë shqetësuese dhe nuk i bëjnë nder askujt… Mos keni asnjë dyshim. Ne dënojmë çfarëdo lloj dhune që përdoret, qoftë fizike apo psikologjike, që për fat të keq ka një kohë të gjatë që figurat kryesore të ASH-së janë në një llupë të tillë të një torture psikologjike”, tha mes tjerash Ilire Dauti në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./tvklan.mk

You may also like