Cisse zbulon listën e Senegalit, Sadio Mane do të jetë në Botëror

by admin
Spread the love

Gjatë ditëve të fundit ishte parashikuar që Sadio Mane do të mungonte në Kupën e Botës, pas dëmtimit që pësoi në Bundesligë në sfidën kundër Werder Bremen, por ylli i Senegalit do të jetë i pranishëm në Botërorin e Katarit.

Tekniku Aliou Cisse i ka suprizuar të gjithë, duke përfshirë sulmuesin e Bayernit të Mynihut në listën e 26 lojtarëve që do të përfaqësojnë Senegalin në Botëror.

Sulmuesi nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe me shumë mundësi mund të aktivizohet vetëm në sfidën e tretë të grupeve, ku Senegali do të përballet me Ekuadorin në 29 nëntor. / Oversport.tv

Lista e plotë:

Portierë: Edouard Mendy, Alfred Gomis, Seny Dieng.

Mbrojtës: Bouna Sarr, Saliou Ciss, Kalidou Koulibaly, Pape Abou Cisse, Abdou Diallo, Ibrahima Mbaye, Abdoulaye Seck, Fode Ballo-Toure, Kouyate.

Mesfushorë: Pape Matar Sarr, Pape Gueye, Nampalys Mendy, Idrissa Gueye, Moustapha Name, Iliman Ndiaye, Joseph Lopy.

Sulmues: Sadio Mane, Ismalia Sarr, Bamba Dieng, Keita Balde, Habib Diallo, Boulaye Dia, Famara Diedhiou, Mame Thiam.

You may also like