Cilët janë 11 futbollistët e paprekshëm te Barcelona?

by admin
Spread the love

Situata e pasigurt financiare e Barcelonës, do të thotë se do të kërkohen shitje të konsiderueshme, gjë që i ka detyruar zyrtarët e klubit të rishqyrtojnë nëse disa lojtarë janë “të patransferueshëm” apo jo.

Lajmi i madh i javës ka rrethuar Frenki de Jong. Mesfushori holandez thuhet se është i hapur për t’u larguar nga Barcelona gjatë verës, dhe nga ana tjetër, kjo ka bërë që klubi të konsiderojë gjithashtu një largim, veçanërisht pasi ai do të kishte një tarifë shumë të lartë transferimi.

Gazeta “Marca” raporton se De Jong nuk konsiderohet më si i paprekshëm nga Barcelona, e cila është gjithashtu e hapur për shitjen e emrave tjerë si Rafinja, Zhull Kounde dhe Andreas Kristensen.

Në total janë 11 lojtarë që nuk do të lejohen të largohen në asnjë rrethanë: Levandovski, Gundogan, Ter Stegen, Arauho, Torres, Pedri, Gavi, Fermin Lopez, Balde, Kubarsi dhe Xhamall.

Edhe Vitor Roke ka gjithashtu të ngjarë që të përfshihet në këtë listë, megjithëse ai ndoshta është përjashtuar sepse sapo është bashkuar dhe nuk llogaritet fare largimi i tij.

You may also like