Cila pritet të jetë lëvizja politike e Boris Johnson-it pas …pushimeve?!

by admin
Spread the love

LONDER, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Boris Johnson është kthyen nga pushimet jashtë Britanisë për të planifikuar një përpjekje për t’u rikthyer si kryeministër në një lëvizje që ndau opinionin midis ligjvënësve konservatorë, përfshirë ish-aleatët e tij.

Johnson mbërriti në aeroportin Gatwick të Londrës në mëngjes me familjen e tij pasi ndërpreu pushimet në Republikën Domenikane pas dorëheqjes së detyruar të Liz Truss si kryeministre të enjten.

Transmetuesi Sky News fotografoi ish-kryeministrin dhe gruan e tij Carrie Johnson në një fluturim të British Airways gjatë natës duke u kthyer nga Karaibet me fëmijët e tyre.

Johnson më vonë përshëndeti shtypin e mbledhur jashtë daljes VIP të terminalit jugor, teksa po udhëtonte i vetëm drejt një Range Rover në pritje.

Aleatët e Johnson kanë thënë se ai është “gati”, por ai ka të ngjarë të kundërshtojë ish-kancelarin e tij Rishi Sunak, dorëheqja e të cilit ishte çelësi për largimin e Johnson nga Downing Street këtë verë, si dhe udhëheqësen e Dhomës së Komunave Penny Mordaunt. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMSHMS: 15 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

You may also like