Cikalleshi i pafat – Shqip

by admin
Spread the love

I pafat Sokol Cikalleshi.

Sulmuesi i kombëtares u rikthye titullar me Konyasporin, madje gjeti golin në përballjen në transfertë kundër Istanbulsporit të Ethemit, Rrocës dhe Loshajt.

Cikalleshi realizoi një gol shumë të bukur 11 minuta përpara fundit. Por festa e tij dhe e shokëve të skuadrës u ndërpre nga VAR-i.

Teknologjia anuloi golin e 33-vjeçarit nga Kavaja për pozicion të parregullt në nisjen e aksionit, që më pas solli edhe golin.

Menjëherë pas anulimit të golit, trajneri i Konyasporit e zëvendësoi Cikalleshin, autor i 8 golave dhe 2 asisteve në Superligën turke gjatë këtij sezoni.

You may also like