Chelsea rikthehet te fitorja, triumfon kundër Crystal Palace – Broja luan rreth 20 minuta

by admin
Spread the love

Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Crystal Palace, në kuadër të xhiros së 19-të në kampionatin elitar të futbollit anglez.

“Blutë” e Londrës triumfuan 2:1 kundër Crystal Palaces në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan lajmi.net.

Chelsea kaloi e para në avantazh tek në minutën e 13-të, kur sulmuesi ukrainas, Mudryk shënoi pas asistimit nga Gusto.

Në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë, Crystal Palace barazoi shifrat me anë të Olises.

Golin e dytë dhe të fitores Chelsea e siguroi dy minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Madueke shënoi nga penalltia.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u inkuadrua në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 71-të.

Reprezentuesi shqiptar pati një rast të mirë shënimi, kur nga afërsia goditi topin që shkoi pranë shtyllës së majtë.

Me këtë fitore, Chelsea ngritet në pozitën e dhjetë me 25 pikë, ndërkohë Crystal Palace zbret në të 16-tën me 18 pikë./Lajmi.net/

You may also like