Chelsea në kërkim të pasuesit të Chilwell, një francez në “pole position”

by admin
Spread the love

Ben Chilwell pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e Champions League mes Chelsea dhe Juventusit. Mbrojtësi i majtë do të kryejë një operacion në ligamentin e kryqëzuar dhe sezoni mund të cilësohet i mbyllur për 25-vjeçarin.

Një lajm i keq ky për Thomas Tuchel, i cili ka vetëm Marcos Alonson në krahun e majtë të mbrojtjes. Drejtuesit e kampionëve në fuqi të Europës kanë nisur nga puna për gjetjen e një alternative për spanjollin.

Në skenë ka dalë emri i Lucas Digne, i cili është pjesë e Evertonit prej vitit 2018. Chelsea tenton ta marrë në huazim deri në fund të sezonit dhe së shpejti do të fillojë negociatat me klubin nga Liverpuli.

Sky Sport UK shkruan se emrat e tjetë që lidhen me Chelsea janë dy lojtarë që ndodhen në huazim: Ian Maatsen (Coventry) dhe Emerson Palmieri (Lyon). Nëse nuk arrihet akordi me Digne, Chelsea do të urdhërojë rikthimin e njërit prej tyre.


Top Channel

You may also like