Charles Michel heq dorë nga kandidatura në zgjedhjet europiane – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka vendosur që të heqë dorë nga zgjedhjet europiane dhe të mos kandidojë më në zgjedhjet europiane.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Michel në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti i KiE thotë se në përfundim të mandatit që ka, do të vendosë se në çfarë fushe do të angazhohet.

“Nuk do të kandidoj në zgjedhjet europiane. Do t’i kushtoj përpjekjet e mia përgjegjësive që kam aktualisht me vendosmëri deri në përfundim të tyre. Do të jem gjithmonë një mbështetës i zjarrë i një Europe demokratike, të fortë, të bashkuar dhe në përfundim të këtij mandati do të reflektoj për natyrën e përpjekjeve të mia të ardhshme”, ka shkruar Charles Michel në Facebook/tvklan.al

You may also like