Champions/ “Të frikshëm po kaluan grupet”, Deschamps karikon PSG-në

by admin
Spread the love

PSG evitoi në sekondat e fundit humbjen ndaj Newcastle falë një penalltie që ka shkaktuar polemika dhe zemërim të madh në kampin anglez, dhe jo vetëm.

Kampionët e Francës duhet të fitojnë në Dortmund për të siguruar kualifikimin në 16 skuadrat më të mira të Champions League. Transfertë ku mjafton edhe barazimi për të nisur festën nëse Newcastle humbet përballë Milanit në “St. James Park”.

PSG po tenton vit pas viti të fitojë për herë të parë këtë kompeticion. Didier Deschamps beson se ky është sezoni i duhur për të realizuar ëndrrën e madhe.

Sezoni është i gjatë, por janë 6-7 klube që kanë ambicien legjitime për të fituar Championsin. Sigurisht që PSG është mes tyre, ata mbeten një ‘armatë’ kandidate për suksesin final.

Por, më parë duhen kaluar grupet, pastaj ka rëndësi të madhe edhe shorti në duelet me eliminim direkt”, shprehet trajneri i kombëtares franceze./ Super Sport


Top Channel

You may also like