Champions në Tibo: Mbrëmja e së vërtetës për Juven, Milani kërkon hakmarrje

by admin
Spread the love

Nuk ka pushim në futbollin Europian. Rikthehet në platformën Tibo Champions League, që sot do të luajë ndeshjet e  katërta në fazën e grupeve.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme janë vendimtare për të ardhmen e skuadrave në këtë kompeticion, madje Reali I Madridit dhe Manchester City mund të sigurojnë që mbrëmjen e sotme kualifikimin.

Milan-Chelsea është sfida më interesante e ditës së sotme. Të motivuar nga suksesi përballë Juventusit në kampionat, kuqezinjtë synojnë të hakmerren ndaj londinezëve për disfatën e pësuar një javë më parë.

Ndonëse me mungesa, Milani kërkon një rezultat pozitiv që të mos kompromentuar kualifikimin në turin tjetër.

Formacioni mundshëm Milan-Chelsea

Në një situatë akoma më të komplikuar ndodhet Juventusi, që duhet të fitojë me çdo kusht në Izrael përballë Maccabi Haifa, që të mbajë gjallë shpresat për kualifikim. Vendimtare për të ardhmen e bardhezinjve në këtë turne është edhe rezultati i sfidës tjetër të grupit PSG-Benfica. /Oversport.tv

You may also like