Champions në Tibo: E gjithë vëmendja te Bayern-Barcelona, sfidë delikate për Interin

by admin
Spread the love

Nuk ka pushime në futbollin europian (për shkak të Kupës së Botës që zhvillohet në nëntor) dhe skuadrat zbresin sërish në fushë për të zhvilluar ndeshjet e dyta të fazës së grupeve të Champions League.

Kryendeshja e ditës së sotme është padiskutim përballja Bayern-Barcelona në Mynih. Të dy skuadrat kanë fituar ndeshjet e para dhe ajo që triumfon sot do të hedhë një hap të madh drejt kualifikimit. Lewandowski kthehen në “Allianz Arena” dhe mbetet për tu parë pritja që do ti bëjnë tifozët që vetëm pak javë më parë festonin golat e tij.

Interin e pret një transfertë e vështirë në Çeki përballë Plzen. Një fitore në këtë takim do të mbante gjallë shpresat për kualifikim, sepse çdo rezultat tjetër do të ulte ndjeshëm shanset e zikaltërve për të vazhduar aventurën e tyre në Champions.

Liverpool-Ajax dhe Leverkusen-Atletico Madrid janë dy ndeshje të tjera interesante të mbrëmjes së sotme. Sfidat kryesore të mbrëmjes së sotme mund ti ndiqni live në platformën Tibo. / Oversport.tv

Foto: Bayern & Germany Twitter

You may also like