Champions League, formati i ri: Kush do të marrë 4 vendet e shtuara në 2024

by admin
Spread the love

Formati i ri i Champions League ka filluar të marrë formë. Edhe pse jemi ende në pritje të konfirmimeve zyrtare, Times ka publikuar një shkrim ku tregon ndryshimet që pritet të ndodhin duke nisur nga viti 2024. Në formatin e ri të Champions do të marrin pjesë edhe katër skuadra shtesë, pra 36 nga 32 që janë aktualisht.

Sipas të njëjtit burim nga këto katër vende, dy do t’i jepen vendeve që kanë arritur rezultatet më të mira në kupat europiane të sezonit të kaluar. Pra në rast se do të ndodhte këtë vit, do të shtohej një vend për Premier League dhe një vend tjetër për Eredivise (kampionati holandez i futbollit).

Pra sipas Times, formati i ri dhe ekipet që do të shtohen do të përzgjidhen përmes një kriteri meritokracie bazuar në sezonin paraardhës dhe jo nga historia e tyre, siç kërkonte të bënte Superliga.

Për sa i përket dy ekipeve të tjera që do të shtohen, ato pritet t’i jepen një Francës ose Portugalisë dhe vendi tjetër do të shkojë për kampionët e një prej kampionateve që nuk kanë kualifikim direkt në kompeticionin më elitar europian. Aktualisht një vend direkt në Champions League mund t’i jepet kampionatit serb ose atij skocez. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like