Rezultatet që bien jashtë kufijve normal në testet e urinës mund të nënkuptojnë shumë gjëra të ndryshme. Për çdo vlerë, qofte e lartë ose e ulët mund të jetë ose e mirë ose e keqe.
Për disa gjetje, diapazoni i dëshiruar për ju mund të varet nga kushtet mjekësore që keni, mosha juaj dhe faktorë të tjerë.
Disa rezultate të analizes se urinës kur bëhet fjalë për rezultatet jo normale te testit të urinës dhe kuptimi i tyre përfshijnë:
Urine me ngjyrë të errët: – tregon gjak derdhje ose sëmundje të mëlçisë
Urinë me erë të keqe:– tregon infeksion
Erë frutash në urinë: – ketoza diabetike
Urinë me gravitet të ulët specifik: – veshkat që hollojnë urinën (duke lëshuar shumë ujë në urinë)
Urinë me gravitet të lartë specifik: -veshkat koncetrojne shume urinen (nxjerrin shumë pak ujë)
Glukoza jonormale >1000 mg/decilitër (dL) në urinë: mund të tregojë diabetin, shtatzëninë, diabetin gestacional
Prania e ketoneve në urinë është jonormale: – mund të tregojë diabetin
Prania e albuminës është jonormale:- mund të tregojë sëmundje të veshkave si glomerulonefritet
Prania e proteinave është jonormale, gjithashtu mund të tregojë sëmundje të veshkave
Prania e bilirubinës është jonormale: – mund të tregojë çrregullime të gjakderdhjes ose sëmundje të mëlçisë
Mbledhja e amilazës 24-408 U/24 orë, niveli i rritur: – mund të tregojë pankreatitin ose sëmundjet e pankreasit