Çfarë të bëjmë në vend të vogël jetojmë

by admin
Spread the love

Moderatorja dhe influencerja, Elita Rudi, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo është përgjigjur në 50 pyetje, duke zbuluar detaje të shumta nga jeta personale dhe profesionale e saj.

Teksa tregoi se nga 1-10 lumturia e saj është në “10” dhe se ndjehet e përmbushur, Elita nuk i shpëtoi edhe pyetjeve provokuese, një prej të cilave kishte të bënte me të shkuarën e Gjikos.

Ajo është pyetur nga gazetari se nëse ka qenë e vërtetë që ka takuar ish-të dashurën e bashkëshortit të saj – gjë për të cilën kishte dhënë indikacione javë më parë përmes një përgjigje në InstaStory.

“Si zakonisht e zmadhuan portalet, unë isha veç duke bërë shaka, por nuk do të thotë që nuk na ka rastisur ta takojmë, edhe pse ai thotë ‘S’kam pasur femër’, ama çfarë të bëjmë? Në vend të vogël jetojmë, ne kemi me e taku, secili e ka vazhduar jetën e vet, nuk do të thotë që është dikush i rëndësishëm prej të kaluarës”, ka thënë Rudi-Gjikolli.

Tutje, e pyetur se si dhe nëse e shpreh xhelozinë, Elita u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk e shpreh”.

Elita dhe Gjiko përndryshe janë prindër të dy fëmijëve, të pagëzuar me emrat: Zëri dhe Bota.


You may also like