Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së? Në selinë blu mbërrijnë edhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit

by admin
Spread the love

Deputetët përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, aty ku do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar.

Mbledhja ishte njoftuar një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, por nuk dihej nëse do të ishin të pranishëm deputetët e Komisionit të Rithemelimit pasi këta të fundit nuk kishin bërë asnjë reagim.

Sic shihet në pamjet nga PD-ja, në seli kanë mbërritur deputetët Tritan Shehu, Edmond Spaho, Flamur Noka, Ina Zhupa e Luan Baci.

Kujtojmë që të premten e javës që kaloi, Sali Berisha mbajti mbledhje të grupit parlamentar në seli dhe lajmëroi se deklaratat për mediat do të jenë të përjavshme, pas takimeve që do të ketë me deputetët.

You may also like