Çfarë po paralajmëron Enkelejd Alibeaj? Deputeti: Kanë afat deri në orën 16.00

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Aliebaj ka kërkuar nga 41 insitucione publike që të kthejnë përgjigje lidhur me pyetjet e Komisionit, deri pasditen e sotme në orën 16.00. Sipas tij, ky do të jetë afati i fundit, në të kundërt do të bëhet kallëzim penal në organet kompetente.

“Nëse në orën 160.00 të ditës së sotme pas kontrollit që sekretaria do të bëjë në protokollin e Kuvendit do të rezultojë që ka ende përgjigje të paardhura, do të konsiderohet që ky detyrim ligjor ndaj Kuvendit të Republikës, nuk është përmbushur dhe duke qenë i tillë së paku të reagojmë për të paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj këtyre institucioneve që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi ligjor “, tha Alibeaj.

Institucionet që nuk kanë kthyer përgjigje sipas kryetarit të Komisionit, janë Bashki, KQZ-ja, Inspektoriati i Mjedisit, disa ministri, etj. SPAK, Policia e Shetit AKU dhe të tjerë institucione i ajën përgjigjur kërkesës së Komisionit Hetimor.

You may also like