Çfarë mësova pasi u tradhtova?

by admin
Spread the love

Të tradhtohesh është një prej përvojave më sfiduese për këdo, por në momentin që kthehesh pas në kohë, bën një rezyme dhe nxjerr disa mësime të vyera. Disa persona në rrjetin social Reddit, burra dhe gra, ndajnë mësimet që morën pasi u tradhtuan.

1. Nuk je ti arsyeja
Njerëzit tradhtojnë për një pafundësi arsyesh. I pëlqen ndjesia, janë të pavendosur, thjesht duan të mashtrojnë, e shumë të tjera. Gjëja e fundit që duhet të bësh, është të fajësosh veten.

2. Tradhtia ndikon në mënyrën si ti e sheh veten
Kur përballesh me një dukuri dhe ngjarje të tillë, për një kohë të gjatë do të ndihesh sikur nuk je mjaftueshëm, apo do të vendosësh në diskutim vlerat e tua. Ki parasysh që vetërespekti është më i rëndësishmi! Çmoje dhe admiroje veten.

3. Sinqeriteti është gjithçka
Nuk ka rëndësi sa kontrollues/ e je ti, sërish nuk mund ta parandalosh. Gjithmonë zgjidh sinqeritetin dhe të vërtetën.

4. Duhet të diskutosh çdo tematikë
Nëse ke dyshimet e tua, apo shqetësohesh për një situatë që “nuk ta mbush mendjen”, diskutoje me partnerin. Nëse tradhtia ndodh, do të lidhësh të gjitha pikat që më parë ke injoruar.

5. Fal
Tradhtia nuk ndodh sepse ti e meriton. Kur të jesh gati, fale partnerin/ en dhe personin me të cilin të tradhtoi.

6. Pranoje një bisedë të fundit
Nëse partneri/ ja të kërkon një bisedë të fundit, pranoje. E dimë që je shumë i/ e lënduar, ama do të mësosh ku çaloi lidhja, arsyet e tradhtisë dhe do të jesh më i/ e qetë me veten.

7. Ki parasysh që kur mbyllet një derë hapet një tjetër
Merr kohën tënde, ama kujtohu që gjithçka ndodh për një arsye. Mos ua mbyll derën mundësive dhe personave të rinj.

8. Lidhja me personin në fjalë nuk është më e rëndësishmja në jetën tënde
Në fakt, lidhja kryesore është ajo që ke me veten. Fillimisht, plotësohu me veten dhe më pas, me dikë tjetër.


You may also like