Çfarë do të thotë të duash një person të shenjës së Binjakëve?

by admin
Spread the love

Të duash një Binjak do të thotë që disa ditë të ndihesh sikur e njeh në çdo aspekt, ndërkohë që ditë të tjera të ndihesh sikur nuk e njeh aspak. Të duash një Binjak do të thotë ta shohësh në disa momente të lumtur, të gjallëruar dhe plot me jetë, ndërkohë që në momente të tjera ta shohësh të stresuar. Me siguri nuk do tëtregojë gjë, ndaj do të mbetesh me dyshimet, nëse është i mërzitur me ty, apo me dikë tjetër.

Por kur e do një person të shenjës së Binjakëve, e mira është të vazhdosh përpara dhe ta duash, edhe pse mund të mos e dish se çfarë është duke menduar. Kur dashuron një Binjak, dashuron faktin që çdo ditë ai është ndryshe, i pasigurtë dhe i paparashikueshëm, edhe pse në të njëjtën kohë mund të jetë stresuese njëgjë e tillë. E dashuron për kompleksitetin e tij, për ndjeshmërinë, për faktin që është tepër human.

Kur dashuron një binjak, jeton një jetë plot me të qeshura pafund, me momente të papritura, biseda tëndjeshme, lidhje të jashtëzakonshme. Disa ditë mund të jenë të vështira, ndërkohë ditë të tjera mund tëjenë vërtet të mrekullueshme.

Kur dashuron një Binjak, jeton një jetë që të nxit të rritesh, që të sfidon, të emocionon, të ndryshon dhe “të detyron” të jesh i sinqertë. Sepse kur dashuron një Binjak, jeta nuk është asnjëherë e lodhshme.

You may also like