Çështja e dopingut/ Tronditet Pol Pogba, ja me sa vite pezullim dënohet mesfushori francez

by admin
Spread the love

Pol Pogba është dënuar me katër vite pezullim nga çdo aktivitet sportiv si pasojë e përdorimit të dopingut.

Mesfushori që është ende në pronësinë e Juventusit, shpresonte që nga ky proces i nisur që në fillimin e këtij sezoni të shpëtonte me një dënim minimal. Megjithatë, autoritetet janë treguar të pamëshirshme duke e pezulluar me katër vite.

Kështu, karriera e tij është në rrezik të madh pasi mbush 31 vjeç më 15 mars.

Vendimi i Gjykatës Kombëtare Anti-Doping megjithatë mund të kundërshtohet nga ai dhe avokatët e tij para KAS në javët në vijim, ndërsa Juventus do të vendosë se si do të vazhdojë me kontratën që lidh mesfushorin me bardhezinjtë deri më 30 qershor 2026.

PANORAMASPORT.AL

You may also like