Çeferin nuk e fsheh: Katastrofë nëse Italia nuk kualifikohet në Europian, por do fitojë ndaj…

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Italia ka munguar në dy Botërorët e fundit radhazi dhe tashmë rënia e të kaltërve, mund të sjellë edhe mungesën e pamenduar për shumëkënd në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm. Italianët janë të tretët në grupin e tyre kualifikues dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, nuk e fsheh shqetësimin se kampionët në fuqi mund të mos ia dalin për turneun e verës së ardhshme.

“Italia duhet të kualifikohet në EURO 2024. Përndryshe do të ishte një katastrofë. Italia është shumë e rëndësishme”, tha ai duke marrë pjesë në një aktivitet në Frankfurt, një nga qytetet që pret Europianin.

Por çuditërisht, ai shpreh bindjen e tij se të kaltrit do të ndryshojnë fatin e tyre në nëntor, duke bërë edhe një parashikim për ndeshjen vendimtare. “Mendoj se Italia do të fitojë ndaj Ukrainës’, tha Çeferin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like