Castrovilli operohet me sukses, por do qëndrojë 8-10 muaj larg fushës së blertë

by admin
Spread the love

Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Venezias, Castrovilli është operuar me sukses, por për të zbritur sërish në fushë do të duhen rreth 10 muaj.

“Futbollisti Gaetano Castrovilli ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në ligament dhe menisk pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Venezias. Operacioni i kryer nga Professor Mariani ka përfunduar me sukses.

Castrovilli do të rikthehet në Firenze pas disa ditësh dhe do të fillojë programin e rehabilitimit. Lojtari pritet të rikthehet në fushën e blertë pas 8-10 muajsh”, shkruhet në njoftimin e Fiorentinës. /Oversport.tv

Foto: ACF Fiorentina Twitter

You may also like