Cassano pa frena: Vetëm Atalanta shpëton, futbolli i Allegri e Capello ta shpif

by admin
Spread the love

Antonio Cassano nuk përmbahet. Kjo është diçka e zakonshme për të dhe në Twitch në “Bobo TV” ai lëshon herë pas here deklarata të forta. Futbolli italian ka qenë në qendër të vëmendjes.

Italia jashtë Botërorit 2022 ka bërë që të ketë shumë diskutime, sikurse edhe eliminimi i Juventusit nga Champions dhe disfata e Romës në Conference League.

Cassano i bie drejt në atë që thotë: “Futboll italian është i neveritshëm. Po flas për futbollin e Allegrit, futbollin e Capello, madje edhe për futbollin e Simeone në Spanjë.

Për fatin tonë, ky lloj futbolli ka dalë kudo nga arkivat. Sot shpëtoj vetëm Atalantën dhe filozofinë e trajnerit Mancini , pjesa tjetër e futbollit në Itali duhet të evoluojë.

Çfarë më sjell loja e Juventusit të Allegrit mua? Gjithçka që bëjmë tani lë përshtypje të keqe në arenën ndërkombëtare, si me klube ashtu edhe me kombëtaren”, ka deklaruar Cassano. / oversport.tv

You may also like