Cassano hap polemika: CR7 si Inzaghi e Trezeguet, ja gjenitë e futbollit

by admin
Spread the love

Rekordet e Cristiano Ronaldos me golat janë të shumtë, por ka nga ata që nuk i marrin shumë në konsideratë.

Një prej tyre është Antonio Cassano, i cili ka theksuar në “Bobo TV” në Tëitch se janë të tjerë gjenitë e futbollit.

“I heq kapelën Ronaldos për 807 golat që ka shënuar, por ai nuk është një lojtarët më të mirë në botë. Golashënues? Po. Ai është ai një sulmues i fortë? Po. A ka fituar tituj? Po, ka fituar.

Cristiano Ronaldo është si Inzaghi dhe Trezeguet, Ata ishin lojtarë përrallorë, por le të jemi të sinqertë: të luash futboll është diçka tjetër.

Golat nuk përcaktojnë një lojtar. Iniesta shënoi 60 gola, Zidane nuk i arriti as 100… Ata janë gjenitë që kanë bërë historinë e futbollit”, është shprehur Cassano. / oversport.tv

Foto: Antoniocassano, Instagram

You may also like