Calzona e quan ndeshje të vitit për Napolin atë me Barcelonën

by admin
Spread the love

Trajneri i Napolit, Francesco Calzona, e ka quajtur ndeshjen kundër Barcelonës si “ndeshjen e vitit për Napolin”.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Itali në stadiumin “Diego Armando Maradona” ishte mbyllur me barazim 1-1. 

“Sfida me Barcelonën është shumë e rëndësishme, është ndeshja e vitit, kalimi i raundit do të thoshte shumë për ekipin”, ka thënë Calzona në një konferencë për shtyp.

Trajneri italian gjithashtu ka përmendur përmirësimin e skuadrës së tij në krahasim me ndeshjen e parë.

“Krahasuar me ndeshjen e parë, ne kemi ndryshuar shumë, tani skuadra është më kompakte, ne pranojmë më pak, jemi në gjendje të krijojmë më shumë, po shënojmë mjaftueshëm”, ka thënë ai. 

You may also like