Calhanoglu karikon Interin: Duam fitoren ndaj Napolit

by admin
Spread the love

Hakan Calhanoglu ishte një nga lojtarët më të mirë të Interit në miqësoren e fituar 6-1 përballë Gzira United. Turku shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

Mesfushori ka folur pas ndeshjes për rikthimin e kampionatit, pasi në 4 janar zikaltërit do të luajnë kundër kryesuesve të Napolit në “San Siro”.

“Uroj që të shënoj një gol të tillë edhe në kampionat, po përgatitem për këtë. Duam që të fitojmë sfidën kundër Napolit. Në javët e ardhshme do të jetë e rëndësishme të stërvitemi dhe të përmirësojmë ato që gabuam në tre muajt e parë të kampionatit”, ka thënë Calhanoglu. /Oversport.tv

 

You may also like