Buzëqesh Reali i Madridit, Vinicius Junior bëhet zyrtarisht shtetas spanjoll

by admin
Spread the love

Lajme të mira në kampin e Realit të Madridit. Nga sot Vinicius Junior është zyrtarisht një shtetas spanjoll.

Ligji parashikon që shtetasit nga Amerika e Jugut mund të kërkojnë nënshtetësinë spanjolle pasi kanë qenë rezident në vend për 2 vite në mënyrë të rregull dhe sulmuesi brazilian i Realit ka vendosur që të marrë nënshtetësinë spanjolle.

Ka qenë vetë klubi madrilen që ka publikuar këtë lajm, që është shumë i mirë për skuadrën e Ancelottit, sepse sulmuesi 22-vjeçar nuk konsiderohet më ekstrakomunitar dhe liron kështu një vend për të federuar një tjetër lojtar në sesionet e ardhshme të merkatos. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like