Buzëqesh Mourinho, Roma rikuperon dy lojtarë të rëndësishëm për sfidën ndaj Interit

by admin
Spread the love

Vijnë lajme të mira në kampin e Romës në prag të ndeshjes së radhës në kampionat, që verdhekuqtë do të luajnë të shtunën në “San Siro” kundër Interit.

Tekniku Mourinho do të ketë në dispozicion Paulo Dybala, që ka kaluar problemet muskulore që e shqetësuan në prag të ndeshjes kundër Atalantës dhe ka filluar stërvitjen e plotë me shokët tek Argjentina.

Edhe Lorenzo Pellegrini, që hoqi dorë nga grumbullimi i Italisë për ndeshjet e Nations League dhe po stërvitet në Trigoria, ka lënë pas dëmtimin që e shqetësonte dhe do të jetë në dispozicion të teknikut për ndeshjen e radhës në Serie A. / Oversport.tv

You may also like