Bushi shpjegon zgjedhjet: Duam të realizojmë edhe ne ëndrrën tonë

by admin
Spread the love

Fill pas publikimit të listës prej 23 futbollistësh që do të grumbullojë për dy ndeshjet eliminatore të Europianit, trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi mbajti një konferencë për shtyp ku shpjegoi zgjedhjet

Në listë shumë mbrojtës nga kampionati shqiptar…

Futbollistët nga kampionati shqiptar kanë luajtur rregullisht dhe kanë minuta në këmbë, ndaj besoj që do të bëjnë mirë.

I janë shtuar listës Feta Fetai dhe Jashari. Si ia keni dalë t’i bindni t’u bashkohen Shqipërisë dhe çfarë duhet të presim prej këtyre dy futbollistëve?

Nuk ka qenë e lehtë me Fetain, pasi është kërkuar si nga Maqedonia e Veriut, ashtu edhe nga Zvicra e Kroacia. Dua t’i falënderoj të dy, si Fetain, edhe Jasharin, që zgjedhën Shqipërinë. Fetai i ngjan shumë Luka Modricit dhe mendoj se do të jetë protagonist në mesfushë për shumë vite me radhë. E kam ndjekur dhe ka shumë teknikë, por edhe një shpirt sakrifice për t’u admiruar.

Si i shihni kundërshtarët e radhës?

Të gjithë ndeshjet janë të vështira. Unë mendoj se Finlanda, ndonëse ndodhet pas nesh në renditje, luan më bukur futboll. Ndeshja ndaj Finlandës është sfidë jete për ne, pasi duam të realizojmë ëndrrën tonë. Ne jemi shumë të fortë në Shqipëri dhe do të luajmë në “Air Albania” për të fituar. E respektojmë kundërshtarin, por e dimë që është shans i madh, ndaj duam të fitojmë për të tentuar vendin e parë ose të dytë në grup.

Ndaj Zvicrës fitorja mund të na ngjitë edhe në vendin e parë…

Ne jemi të fokusuar te ndeshja e parë ndaj Finlandës, pasi nëse nuk marrim rezultatin që duam aty, nuk ka interes për sfidën tjetër. Zvicra është ekip i mirë ,pro të lë të luash futboll, ndaj fokusi te ndeshja e parë ndaj Finlandës.

Keni grumbulluar Stiven Shpendin që nuk luan prej shumë javësh…

Stiven Shpendi stërvitet në një ekip shumë të mirë në Serinë A, ndonëse nuk ka minuta. Më vjen keq që luan pak atje, por këtu ka dhënë shumë dhe e di që mezi e pret këtë mundësi për të luajtur dhe treguar cilësitë e tij. Më vjen keq që është pezulluar Christian Shpendi, pasi edhe ai po kalon një moment të shkëlqyer. Duam lojtarë që sakrifikojnë në të dy fazat e lojës, pasi vetëm kështu mund të përballemi denjësisht me skuadra të tilla, që janë më cilësore se ne. Kam shumë besim se do të bëjmë shumë mirë.

Keni pasur probleme për të afruar futbollistë?

Është e vështirë t’i bindësh të gjithë, por nuk kemi pasur probleme. Kemi marrë edhe refuzime, apo premtime të pambajtura, por nuk e shoh këtë si një problem. Ne ua bëjmë të qatë se ata duhet të zgjedhin me zemër./ Super Sport


Top Channel

You may also like