Burim Çerkini, trajner i vitit 2023 në Ferizaj

by admin
Spread the love

Dinamo e Ferizajt vit pas viti po ngritet rang pas rangu dhe tani është favorit për të hyrë në elitën e futbollit të Kosovës.

Klubi i Dinamos u nderua me çmim special, klubi me perspektiv, ndërsa kryetrajneri i saj Burim Çerkini u shpall trajneri më i mirë për vitin 2023 nga komuna e Ferizajt në ceremoninë e laureatëve që u organizua në teatrin “Adriana Abdullahu” .

Çerkini ka bërë një punë të madhe e dëshmia më e mirë është që janë kampion vjeshtor me 30 pikë në Ligën e Parë të Kosovës në grupin A, 7 pikë më shumë se Suhareka në pozitën e dytë.  

Është çmim që e bën të ndihet krenar Çerkinin dhe një motiv shtesë për punë edhe më të madhe, me synim të qartë, hyrjen në Superligën e Kosovës.

Për dy vite e ngriti skuadrën në dy rangje dhe tani e kanë fjalën kryesore në ligë të parë.

You may also like