“Bundesliga u përshtatet holandezëve, fola edhe me De Ligt përpara se të firmosja”

by admin
Spread the love

Donny Van de Beek, i cili nuk shpërtheu kurrë te Manchester United, ka zgjedhur Bundesligën për t’u rikthyer futbollisti që ishte te Ajaxi.

26-vjeçari u huazua nga klubi anglez tek Eintracht Frankfurt deri në fundin e sezonit, zgjedhje për të cilën mori edhe mendimin e De Ligt.

Ish-shoku i tij i brezit fantastik të “Harkëtarëve” nga Amsterdami, skuadër që ishte pak sekonda larg finales së Champions League në 2019.

Përpara se të firmosja kontratën fola me drejtorin sportiv dhe trajnerin. Bisedat me ta ishin të shkëlqyera, diçka që kishte rëndësi të madhe për mua.

Folëm për klubin dhe stilin e lojës që pëlqen të luajë trajneri. M’u krijuan menjëherë përshtypje pozitive prej tyre. 

E kam ndjekur gjithmonë Bundesligën, veçanërisht kur luanin bashkëpatriotët e mi si Robben, Van Bommel dhe Huntelaar.

Është një kampionat që u ka sjellë fat holandezëve, na është përshtatur. Më duhet të pranoj se bisedova edhe me De Ligt, i cili më foli shumë mirë për kampionatin gjerman“, u shpreh 26-vjeçari.


Top Channel

You may also like