BULLGARI – Ish-komisionerja e BE-së Gabriel ngarkohet të formojë qeverinë

by admin
Spread the love

SOFJE, 15 maj /ATSH-DPA/ – Ish-komisionerja bullgare e BE-së, Mariya Gabriel, është ngarkuar të formojë një qeveri në vendin e saj, një muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të përgjithshme jo-përfundimtare.

Gabriel, 43 vjeçe, e cila shërbeu si komisionere e BE-së për Kërkimin, Inovacionin dhe Arsimin përpara se të jepte dorëheqjen nga detyrat e saj sot në BE, ka marrë mandatin e parë nga tre mandatet e mundshme për të ndihmuar në qeverisjen e vendit të saj.

“Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të siguruar që Bullgaria të ketë një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale”, tha Gabriel në fillim të një takimi me Radev, në Sofje.

Gabriel u emërua kryeministre nga aleanca e qendrës së djathtë GERB-SDS për të dalë nga ngërçi politik në Sofje.

Në Parlamentin Evropian, GERB-SDS i përket Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (EPP).

Gabriel tha se do të propozonte një qeveri teknokrate me përparësi të qarta që do të kishte një qëllim; mirëqenien e bullgarëve dhe prestigjin e Bullgarisë.

Vendi juglindor i BE-së po përballet me sfida të shumta duke përfshirë inflacionin e lartë, korrupsionin, vonesën e reformës gjyqësore dhe bllokimin e hyrjes në zonën Shengen pa viza.

Presidenti Radev i dha Gabriel për të propozuar një qeveri, deri të hënën e ardhshme.

Gabriel do të zëvendësojë kabinetin aktual kalimtar, të cilin Radev e emëroi pas zgjedhjeve të pesta parlamentare në Bullgari në vetëm dy vjet.

Në parlamentin e Sofjes përfaqësohen gjithsej gjashtë blloqe politike.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like