BUKURESHT – Von der Leyen: Rumania angazhim të fortë për sigurinë e BE-së

by admin
Spread the love

BUKURESHT, 6 mars /ATSH-ANSA/- Gjatë takimit dypalësh në Bukuresht mes presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe presidentit të Rumanisë, Klaus Iohannis u theksua angazhimi i Rumanisë për prosperitetin dhe sigurinë e Evropës.

“Një takim i shkëlqyer, ne mirëpresim angazhimin e fortë të Rumanisë për prosperitetin dhe sigurinë e Evropës”, tha Von der Leyen.

“Ne duam gjithashtu të falënderojmë Rumaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur për Ukrainën dhe Moldavinë”, shtoi Von der Leyen në X.

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen pritet të marrë pjesë në një takim të Kongresit te PPE-së, i cili filloi sot në kryeqytetin rumun. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like