Bujare Abazi e ASH-së pyet ministrin Mariçiq: A thua jeta e të riut nga Gostivari nuk kishte asnjë vlerë?!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi para ministrisë së drejtësisë deklaroi se ditë më parë kemi qenë dëshmitarë të dy proceseve gjyqësore, ku në njërën zhvatësi Zoran Kiçeec në aksidentin e trafik që kishte shkaktuar në rrugën Ohër- Kërçovë, kishte lënduar më tepër persona dhe një kishte humbur jetën ndërsa për këtë atij ju dha një dënim prej gjashtë muajve.

“Rasti i dytë ndodhi në Ohër, kur dy persona të tjerë nga një fajtorë lanë jetën nga aksidenti rrugor. Në rastin e dytë ky person kishte marrë liri me kushte. Ministri Bojan Mariçiq për rastin e dytë kishte reaguar në profilin e tij në facebook duke kërkuar nga instancat më të larta që ky rasti i dytë të shqyrtohet edhe një herë dhe dënimi të korrigjohet, ndërsa në rastin e parë nuk kishte pas asnjë reagim. Jemi këtu para ministrisë së Drejtësisë për të pyetur ministrin a thua jeta e të riut nga Gostivari nuk kishte asnjë vlerë për të dhe pse nuk reagoi edhe në rastin në fjalë”, tha Bujare Abazi nga ASH, duke shtuar se vlera e jetës së qytetarëve të Maqedonisë është zero si qytetarë të zakonshëm përderisa për personat si Zoran Kiçeec janë  të mbrojtur edhe për vepra të këtilla nga ana e drejtësisë por edhe nga ana e Qeverisë. /SHENJA/

 


You may also like