Buffon zbulon destinacionin e radhës: Me Cristianon dy sezone të bukur, por Juventus nuk ishte më skuadër

by admin
Spread the love

Gianluigi Buffon duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet edhe pse në muajin janar, portieri Italian do të mbushë plot 44-vjeç.

Në një intervistë të fundit, gardiani aktual i Parmës në Serinë B thekson se e tërheq ideja për të luajtur në Meksikë, ndërsa shton se kur u rikthye te Juventus pas aventurës me PSG, nuk gjeti të njëjtin shpirt skuadre.

Do të më pëlqente të luaja në Meksikë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë eksperienca që më tërheqin për t’i provuar. Por, të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë nuk e di ende atë që do të bëj pasi të tërhiqem nga futbolli, mund të jem një menaxher apo trajner.

Juventus? Kur u riktheva nga PSG, përjetova dy sezone të bukura me Cristiano Ronaldon. Por, më dukej se Juventusi kishte humbur atë ADN e të qenurit skuadër, në vitin 2017 arritëm në finalen e Champions sepse grupi ishte i fortë dhe i bashkuar. Nuk më dukej më e njëjta gjë pasi u riktheva”, u shpreh Buffon.


Top Channel

You may also like