BUDAPEST – Kristersson viziton Hungarinë përpara votimit të parlamentit për antarësimin në NATO

by admin
Spread the love

KOPENHAGË, 20 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministri suedez Ulf Kristersson do të udhëtojë për në Budapest përpara miratimit të shpresuar nga parlamenti hungarez, pengesa e fundit për hyrjen e kombit skandinav në NATO.

Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, Kristersson do të vizitojë kryeqytetin hungarez, njoftoi qeveria suedeze.

Axhenda e dy liderëve përfshin bisedimet për bashkëpunimin në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe përgatitjet për presidencën e ardhshme hungareze të Këshillit të BE-së. Takimi do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Suedia po përpiqet që aplikimi i saj në NATO të ratifikohet nga Hungaria, e cila është i vetmi vend i mbetur nga 31 anëtarët e aleancës së mbrojtjes që nuk e ka pranuar ende anëtarësimin e Suedisë.

Kohët e fundit, përfaqësuesit e partisë hungareze në pushtet Fidesz e kishin bërë kusht për ratifikimin vizitën e Kristersson në Budapest.

Udhëheqësi suedez dukej i hapur për një udhëtim të tillë, por tregoi se një vizitë pas ratifikimit të NATO-s do të kishte më shumë kuptim.

Parlamenti hungarez pritet të miratojë të hënën anëtarësimin e Suedisë në NATO: kreu i grupit parlamentar Fidesz, Máté Kocsis, ka kërkuar që kjo çështje të vendoset në rendin e ditës të seancës plenare të sotme.   /os/

,

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like