Buçkovski: Zaev i tradhtuar nga ndërkombëtarët, nuk ishte e nevojshme dorëheqja e tij

by admin
Spread the love

Koordinatori për Marrëdhënie me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, në paraqitjen e tij në TV21 tha se nuk ka qenë e nevojshme dorëheqja e kryeministrit Zaev.

Sipas tij, Zaev ndihet i tradhtuar edhe nga premtimet e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian.

“Dorëheqja në këto rrethana, duke e marrë parasysh me çka po përballet Republika e Maqedonisë, nuk ka qenë e nevojshme. Do të thotë dorëheqja për humbjen në zgjedhjet lokale nuk ka qenë e nevojshme për shkak se mendoj se Zaev kalkulon se me këtë sakrifikim të tij, ai do të përmirësonte shanset e shtetit tonë…pozicionet viza-vi të Bashkimit Evropian dhe posaçërisht të Bullgarisë, për shkak se mos të harrojmë nuk është hera e parë që Zaev të reagojë në këtë mënyrë, i tradhtuar nga ajo që bashkësia ndërkombëtare para gjithash duhej ta përmbushte”, tha mes tjerash Buçkovski.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dha dorëheqje pas rezutltatit të dobët të partisë së tij LSDM, në zgjedhjet lokale.

You may also like