Buçkovski: Ta pranojmë propozimin e ri të Bullgarisë për grupet e punës dhe të tregojmë se kemi bërë përgatitje serioze

by admin
Spread the love




Jam i bindur se në takimet e grupeve të punës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në të cilat tema do të ishin infrastruktura, ekonomia, kultura, arsimi….do të mund të tregojmë se ne edhe në periudhën e kaluar kemi bërë përgatitje serioze, vlerësoi përfaqësuesi special i Qeverisë për Bullgari, Vllado Buçkovski, lidhur me propozimin e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov për përshpejtimin e komunikimit dypalësh dhe bashkëpunimit përmes disa grupeve të punës.

“Në infrastrukturë kemi bërë shumë  më tepër se Bullgaria. është fakt se drejtori ynë i Hekurudhave të Maqedonisë, Hari Lokvenec pati disa takime me drejtorin e tyre Papuxhiski, ku përcaktoi dinamikë ku përfundimisht do të ndërtohet hekurudha mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Ky do të jetë një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore i cili do të kushtojë 650 milionë euro i cili duhet të përfundojë në gjashtë vitet e ardhshme. Nga ana tjetër është fakt se e bëjmë rrugën eksprese Rankovc – Kriva Pallankë. Është fakt se një kohë të gjatë, tashmë dy dekada i presim të ndërtohen të famshmet 12-15 kilometra dhe ta hapim pikën e famshme kufitare Klepalo, që do t’i lidhte Berovën dhe Strumjanin. Për kulturën kemi shumë të flasim. Në pjesën e ekonomisë duhet të shihet pse nuk janë realizuar projeksionet”, tha Buçkovski në Ditarin në Sitel.

Sipas tij, tani po përballemi me një sfidë të re, gjegjësisht se duhet të bëhet betejë që sa më shpejt t’i finalizojmë negociatat.

“Zaevi paralajmëron se 15 janari është periudha deri kur ai do të ishte kryeministër. Ne prisnim në atë periudhë ta bëjmë hapim maksimal. Duke u nisur nga ajo që e pashë vitin e kaluar, duke ditur se në katër vitet e fundit ka bërë Zaevi, konsiderova dhe ende konsideroj se ai mund të jetë garanci shtesë për përmbushjen apo implementimin e gjithë asaj që në mënyrë shtesë do të binin dakord”, deklaroi Buçkovski.

Ai vlerësoi se edhe te ne edhe te bullgarët mungon besimi.

“Ky është problemi kryesor nëse e lexoni dhe preferoni deklaratën e tyre të famshme e cila na krijon probleme serioze në dy vitet e fundit. Ne pretendojmë se me atë deklaratë kemi rënë në këtë qorrsokak nga i cili nuk mund të dalim. Ata pretendojnë se është provokuar nga ana jonë sepse Komisioni historik nuk ka punuar sipas pritjeve të tyre”, deklaroi Buçkovski.


You may also like