Buçkovski shkarkohet nga detyra përfaqësues i posaçëm i qeverisë për Bullgarinë

by admin
Spread the love




Qeveria në seancën e sotme e shkarkoi Vllado Buçkovskin nga pozita e Përfaqësuesit special të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Republikën e Bullgarisë, informuan për MIA-n burime qeveritare.

Shkarkimi i Buçkovskit në seancë ka kaluar nën pikën “Zgjidhje kadrovike”, pa bërë të ditur arsyet e shkarkimit.

Qeveria e Zoran Zaev në fund të vitit 2020 emëroi Buçkovskin si përfaqësues special për Bullgarinë në një kohë kur u ngrit një mosmarrëveshje mes dy vendeve.

Në fund të vitit të kaluar 2021, qeveria i zgjati mandatin e saj si lehtësues i dialogut midis Shkupit dhe Sofjes.

Megjithatë, ai u shkarkua përpara zgjedhjes së një qeverie të re të udhëhequr nga kreu i LSDM-së dhe kryeministri i emëruar Dimitar Kovaçevski.


You may also like