Bruno Mars ndezi duhan në skenën e “Grammy Awards”, fansat e krahasojnë me shuplakën e Will Smith

by admin
Spread the love

Këngëtari me famë botërore, Bruno Mars ka shokuar jo vetëm pjesëmarrësit në ndarjen e çmimeve “Grammy”, por edhe ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer me komente pas veprimit të tij.

Si fitues i çmimit “Rekordi i Vitit”, Bruno Mars doli në skenë dhe në një moment ndezi cigaren.

Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë veprim të këngëtarit, ndërsa e cilësojnë veprimin e tij më tronditës se shuplaka e Will Smith ndaj komedianit të njohur, Chris Rock.

“Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenën e Grammy në mes të dorëzimit të një çmimi, a mund të flasim pak për këtë sesa Will Smith tani?, shkroi një person në Twitter.

Ndërsa dikush tjetër shkroi:“Muzikë e shkëlqyer, por Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenë? Një koncert që unë nuk do të shkoj kurrë’”.

Aktori Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri një shaka për flokët e bashkëshortes së Will. Më pas aktori i kërkoi falje Rock përmes Instagramit.

Ky ishte një veprim i cili solli reagimin e artistëve dhe ndjekësve duke u ndarë në dy grupime opinionesh, të cilat ndikuan tek karriera e aktorit.

 


You may also like