BRUKSEL – Von der Leyen: Thellësisht e shqetësuar pas vdekjes se civilëve në Gaza

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 1 mars /ATSH-DPA/- Jam thellësisht e shqetësuar nga pamjet në Gaza, pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një turme njerëzish pranë autokolonës së ndihmës, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në platformën X.

“Duhet bërë çdo përpjekje për të hetuar atë që ka ndodhur dhe për të siguruar transparencë”, tha Von der Leyen.

“Ndihma humanitare është një mjet shpëtimi për ata që kanë nevojë dhe aksesi në të duhet të sigurohet”, tha ajo

“Ne qëndrojmë pranë civilëve, duke kërkuar mbrojtjen e tyre në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, shtoi presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen.

Të paktën 112 palestinezë thuhet se janë vrarë dhe 760 janë plagosur në përpjekje për të marrë ndihmën e nevojshme në Gaza, sipas BBC.

Turmat u afruan pranë një autokolone kamionësh në rrugën bregdetare në jug-perëndim të qytetit të Gazës, në prani të tankeve izraelite.

Ushtria izraelite tha se tanket qëlluan në shenjë paralajmëruese, por nuk goditën kamionët, duke shtuar se të vdekurit u shkelën ose u rrëzuan.

Hamasi hodhi poshtë deklaratën e Izraelit, duke thënë se kishte prova “të pamohueshme” se ushtria izraelite kishte qëlluar drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së caktoi një takim urgjent me dyer të mbyllura për të diskutuar incidentin, gjatë të cilit Algjeria paraqiti një projekt-deklaratë duke fajësuar forcat izraelite për “hapjen e zjarrit”. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like